Copëz France në tryezat tuaja duke shijuar ëmbëlsirën tipike: Millefeuille!

Copëz France në tryezat tuaja duke shijuar ëmbëlsirën tipike: Millefeuille!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 1 pako petë të gatshme sfoliate
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë qumësht
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Për kremin: 500 ml qumësht, 5 të verdha vezësh, 120 gram sheqer, 50 gram miell, 1 bustine vanilje, 1 lugë gjelle sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin dhe ndërkohë shtoni miellin. Shtoni qumështin e vakët, vezët e rrahura, i vendosni përsëri në zjarr dhe i trazoni mirë për pak minuta. E lini mënjanë për disa minuta.

2

Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Sipër vendosni petën sfoliatë të cilën duhet ta ndani në tri pjesë të barabarta.

3

I lyeni petët me vezën e rrahur dhe qumështin, më pas i shtoni sheqerin pluhur. I piqni në furrë 5 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. Pasi të jenë pjekur i lini të ftohen.

4

Tani merrni petën e parë dhe i vendosni sipër kremin që përgatitët duke rrahur të gjithë përbërësit e caktuar më lartë.

5

Vendosni petën e dytë, përsëri krem dhe në fund petën e tretë.

6

Spërkateni me sheqer pluhur dhe e fusni në frigorifer 45-60 minuta. Koha për të shijuar Millefeuille!

Lini një koment