Çokollata proteinike me tërshërë. Shumë të thjeshta për t’u bërë!

Çokollata proteinike me tërshërë. Shumë të thjeshta për t'u bërë!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kanë sasinë e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Nuk kanë nevojë për pjekje!

Ingredientët

  • 2 gota me tërshërë
  • ½ filxhan me mjaltë
  • ½ filxhan me gjalpë natyral kikiriku
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • Për mbushjen:
  • ½ filxhan me çokollatë të zezë të copëtuar
  • 1/3 filxhan me gjalpë natyral kikiriku

Udhëzimet

1

Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe shtroni në të një letër pjekjeje.

2

Në një tas të madh bashkoni tërshërën, mjaltin, gjalpin e kikirikut, vaniljen dhe përdorni një mikser dore për t’i trazuar të gjitha bashkë.

3

Gjysmën e masës e vendosni tek tava dhe e përhapni në të gjithë sipërfaqen e saj duke e ngjeshur mirë me dorë.

4

Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni copëzat e çokollatës me gjalpin e kikirikut. I fusni në mikrovalë dhe i lini të shkrihen për dy minuta.

5

Masën e shtoni sipër tavës dhe e përhapni mirë me një spatul. E fusni tavën në frigorifer për 20 minuta.

6

Më pas e nxirrni dhe i shtoni sipër masën tjetër të mbetur të tërshërës.

7

Ngjesheni mirë me dorë dhe e prisni në 12 pjesë.

8

E fusni sërish në frigorifer edhe për disa minuta të tjera, derisa masa të forcohet.

9

Më pas mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment