Për arsye nga më të ndryshmet, shpesh mund të kemi stres. Kjo shoqërohet me rritjen e nivelit të kortizolit. Ky hormon është përgjegjës për shtimin e dëshirës për ushqim dhe për grumbullimin e yndyrave në bark.
Sa herë ndiheni nervozë e të stresuar, shmangni ilaçet.
Në vend të tyre konsumoni pak nga këto ushqime që rendisim më poshtë:
Frutat e pyllit Janë të pasura me vitaminë C dhe luftojnë së tepërmi stresin.
Çokollata Ju qetëson dhe ul ndjeshëm presionin e gjakut
Hudhra Forcon sistemin imunitar pasi është e pasur me shumë antioksidantë.
Çaji jeshil Rrit vigjilencën dhe përqendrimin
Portokalli Është burimi kryesor i vitaminës C
Asparagët Janë të pasura me folatë dhe ju japin një ndjesi pozitive
Arrat Parandalojnë humbjen e kujtesës dhe luftojnë stresin. Janë të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment