Carpaccio me shalqi dhe djathë të bardhë

Carpaccio me shalqi dhe djathë të bardhë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një ide kaq e mirë për të shijuar shalqirin, pa t'u mërzitur si frut dhe duke i marrë të gjitha vlerat ushqyese...

Ingredientët

  • 2 feta shalqiri
  • 150 gram djathë të bardhë
  • 1/2 lëng limoni
  • 4-5 gjethe mente
  • pak piper të zi

Udhëzimet

1

Qëroni shalqirin dhe e prisni me ndihmën e një thike specifike, në feta të holla. Mundohuni t'i pastroni pak e nga pak farat e saj, në mënyrë që të mos ju bezdisin.

2

Merrni një tavë dhe i radhisni me kujdes fetat e shalqirit.

3

Sipër i shtoni djathin e bardhë dhe pak piper.

4

Në fund shtoni lëngun e limonit dhe gjethet e mentes. Carpaccio me shalqi është gati për t'u shijuar!

Lini një koment