Edhe pse mund të duket e vështirë, bërja e bukës në shtëpi është e thjeshtë dhe ju lejon të kurseni dhe të gatuani me përbërës të sigurt. Kalojmë pa humbur kohë tek përbërësit dhe përgatitja:
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 20 ml gjalpë
- 25 gr maja birre
- 200 gr ullinj të zinj
- 250 ml ujë
- 1 lugë gjelle kripë
Përgatitja:
-
Shkrini majanë e birrës në ujë të vakët, shtoni dy lugë miell dhe përziejeni derisa të krijoni një farë brumi. Lëreni të vijë derisa të dyfishojë vëllimin.
- Kur brumi të ketë ardhur, hapeni miellin në formë shatërvani dhe në qendër vendosni brumin e ardhur. Merrni pak ujë të vakët, shkrini aty kripën e gjalpin, shtojeni tek përbërja dhe filloni të zini brumin.
- Punojeni brumin derisa të jetë i fortë, formoni një top dhe më pas lëreni të pushojë në një enë të mbuluar për një orë.
- Pas kësaj kohe, ndajeni brumin në 3-4 panine dhe në secilën integroni ullinjtë të cilëve u keni hequr bërthamat dhe i keni prerë.
- Lërni paninet të vijnë edhe për një orë dhe më pas piqini në furrë, në 200 gradë për gjysmë ore.
Lini një koment