Bukë me mollë dhe kanellë, absolutisht e shijshme!

Bukë me mollë dhe kanellë, absolutisht e shijshme!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 6 mollë të qëruara dhe të prera hollë
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 1/3 filxhan me sheqer kaf
  • 3 gota miell
  • 1 ½ lugë çaji me kripë
  • ½ filxhan me sheqer
  • 1/2 lugë çaji me sodë pjekjeje
  • ¼ lugë çaji me arrëmyshk
  • 2 gota me salcë molle
  • ½ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • ¾ filxhan me lëng molle
  • 4 vezë
  • 1 lugë çaji me vanilje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tas përzieni fetat e mollës me kanellë dhe sheqer kaf.

3

Në një mikser bashkoni miellin, sheqerin, kripën, sodën e pjekjes dhe arrëmyshkun.

4

Më pas shtoni salcën e mollës, gjalpin, lëngun e mollës, vezët, vaniljen dhe i përzieni mirë.

5

Tani shtoni edhe fetat e mollës dhe i përzieni të gjitha bashkë.

6

Masën e kaloni në një formë specifike për pjekje dhe e fusni në furrë të piqet për 30 minuta.

7

Më pas e nxirrni, e mbuloni me letër alumini dhe e lini të piqet edhe për 30 minuta të tjera.

8

E lini pak të ftohet dhe më e pas e prisni në feta të holla për ta shijuar.

Lini një koment