Bukë me banane për fëmijët tuaj!

Bukë me banane për fëmijët tuaj!

Ingredientët

  • 2 banane
  • 1 vezë
  • 50 gram copëza çokollate
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 120 gram miell integral
  • 6 arra
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni bananet, vezët dhe mjaltin.

2

I shtypni mirë me pirun dhe ngadalë shtoni miellin, fryrësin, arrat dhe ½ e masës së çokollatës.

3

E përzieni mirë masën. Tani e shtroni në një tavë dhe e përhapni me kujdes. Shtoni pjesën e mbetur të çokollatës.

4

Futeni bukën në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment