Bukë e shijshme shtëpie me fara susami

Bukë e shijshme shtëpie me fara susami

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë maja buke
  • 500 gram miell
  • kripë
  • 2 lugë vaj
  • fara susami

Udhëzimet

1

Në një tas të vogël, hedhim 1 lugë sheqer, majanë dhe 3 gota ujë të vakët. E lëmë për 5 minuta derisa të fryhet.

2

Në një tenxhere hedhim këtë përbërje. Më pas shtojmë kripën, vajin,dhe miellin të cilin duhet ta punojmë derisa të krijohet një masë homogjene.

3

Më pas e lëmë brumin e krijuar të qendrojë për rreth një orë. Më pas e ndajmë në disa copa të vogla dhe sipër i shtojmë susamin.

4

I fusim në furrë me temperaturë 180 gradë, për rreth 40 minuta.

Lini një koment