Brownie me çokollatë, sipas recetës së Arbana Osmanit

Brownie me çokollatë, sipas recetës së Arbana Osmanit

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Moderatorja e njohur Arbana Osmani nuk nguron të ndajë herë pas here me publikun recetat që ajo përgatit në shtëpinë e saj. E radhës është një ëmbëlsirë, përballë së cilës gjithkush dorëzohet!

Ingredientët

  • 200 gram çokollatë fondente
  • 150 gram miell
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 200 gram gjalpë
  • 4 vezë në temperaturë ambienti
  • 1/2 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë gjelle kakao

Udhëzimet

1

Çokollatën bashkë më gjalpin i shkrijmë në banjomari.

2

I përziejmë mirë dhe i lëmë të ftohen.

3

Në një tas përziejmë miellin, kakaon, fryrësin dhe i lëmë mënjanë.

4

Në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen.

5

Përziejmë masat e të dy tasave, i shtoni çokollatën dhe gjalpin.

6

Përziejmë mirë masën e përgatitur, e shtrojmë në një tavë me letër furre.

7

E pjekim në 180 gradë për 40 minuta.

8

E nxjerrim, e lëmë të ftohet dhe pastaj e presim . E shërbejmë me akullore ose duke e spërkatur me shrup çokollate.

Shënime

Marrë nga faqja zyrtare në Instagram e moderatores Arbana Osmanit

Lini një koment