Biskota çaji me arra dhe bajame të pjekura

Biskota çaji me arra dhe bajame të pjekura

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Shijojini çdo pasdite me çajin tuaj të preferuar, por pse jo, edhe me filxhanin e kafesë në ballkon!

Ingredientët

  • 350 gram miell
  • 130 gram sheqer
  • 100 gram fruta të thata; bajame dhe arra
  • 60 gram gjalpë i shkrirë
  • 2 kokrra vezë
  • lëkura e 1 portokalli
  • Një majë lugë gjelle sodë buke

Udhëzimet

1

Vendosim në një tavë frutat e thata për t'i pjekur pak.

2

Në mikser vendosim miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit, sodën e bukës dhe i përziejmë bashkë.

3

Shtojmë frutat e thata të pjekura dhe i përziejmë në mikser për 5 minuta.

4

Masën e krijuar e hapim dhe e punojmë në forma të ndyshme, sipas dëshirës.

5

I vendosim për t'u pjekur në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.

Shënime

Receta marrë nga: renatomekolli.com

Lini një koment