Ideale për një aperitiv në shtëpi nën shoqërinë e miqve, binjet franceze janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe për t’u shijuar të thjeshta apo me krem djathi.
Përbërësit (për 40 binje)
- 75 gr djathë kaçkavall i grirë
- 75 gr gjalpë
- 150 gr miell
- ½ litra ujë
- 4 vezë
- Pak kripë
Përgatitja
- Në një tenxhere hidhni ujin, shtoni gjalpin, pak kripë dhe vendoseni të ziejë.
- Sapo të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin njëherësh.
- Përziejeni me lëvizje energjike me një lugë druri ose spatul.
- Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr që të trashet masa. Ajo është gati kur shkëputet me lehtësi nga anët e tenxheres dhe i lë ato të pastra.
- Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
- Shtoni vezët dhe përziejini derisa masa t’i thithë komplet.
- Shtoni më pas kaçkavallin e grirë.
- Nxehni furrën në 200 gradë. Në një tavë shtoni letër furre.
- Me një xhep kuzhine ose përmes dy lugëve, formoni binjet duke lënë disa centimetra hapësirë nga njëra-tjetra.
- Piqini. Pas 20 minutash kontrolloni pjekjen: duhet të jenë të fryra dhe me ngjyrë të artë.
- Shërbejini menjëherë të nxehta.
Lini një koment