Biftek gici me garniturë

Biftek gici me garniturë

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 200 gram biftek gici
  • 1 gotë verë të kuqe
  • 4-5 kokrra pomodorini
  • 1 patate
  • 1 karotë
  • 30 ml vaj ulliri
  • 30 gramë gjalpë
  • Dy gjethe dafine
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Prisni biftekun në dy feta të holla. Merrni një tigan dhe shtoni në të gjalpin, vajin e ullirit. Skuqni mirë biftekun nga të dyja anët, shtoni verën, gjethet e dafinës, kripën dhe piperin.

2

Në një skarë vendosni perimet e prera përgjysmë, duke i shtuar sipër pak vaj ulliri.

3

Shërbejeni biftekun e ngrohtë ndërkohë që anash vendosni pomodorinit, patatet dhe karotën. Pjata është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment