Ndihesh i lodhur? Nuk ke ngrënë mirë? Je i dehidratuar apo gjumi për ty është shndërruar në luks? Neps.al ju sugjeron një maskë natyrale që përgatitet kollaj në kushtet e shtëpisë dhe do ju ndihmojë jashtë mase në luftën kundër qeseve poshtë syve.
Çfarë ju duhet?
- 1 filxhan çaji xhelatinë e lëngshme
- 1 grusht me gjethe mente të copëtuara
- 1 grush me borzilok të copëtuar
- 2-3 pika vaj bajameje
Udhëzime:
- Të gjithë përbërësit i bashkoni në një tas dhe i përzieni mirë.
- Hidheni masën sipër një letre kuzhine. Sipër i vendosni një letër tjetër kuzhine dhe prisni 30 minuta sa xhelatina të forcohet.
- Hiqni letrat, filloni e prisni me thikë disa copa të vogla dhe i vendosni nën sytë tuaj. I lini të veprojë për 15 minuta.
- Më pas i largoni copat e xhelatinës me ndihmën e një letre të butë.

Aplikimi i kësaj metode çdo natë, do ju bëjë t’i harroni qeset e zeza poshtë syve. Ato ishin thjesht një endërr e keqe!/neps.al
Lini një koment