Akullore shtëpie me banane dhe çokollatë, për të lëpirë gishtat!

Akullore shtëpie me banane dhe çokollatë, për të lëpirë gishtat!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Ingredientët

  • 4 banane
  • 400 gram qumësht të kondensuar
  • 350 gram pana pastiçerie
  • 1 çokollatë
  • fruta të thata ose biskota për servirje

Udhëzimet

1

Në një enë plastike presim bananet në feta dhe i vendosim në ngrirje për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta.

2

Pasi bananet të kenë ngrirë, i heqim nga frigoriferi dhe i kalojmë në një makinë grirëse duke i kthyer në trajtë pureje.

3

Rrahim panën në marengë, shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë purenë e bananes dhe çokollatën të grirë në copëza.

4

E përziejmë mirë dhe e vendosim akulloren në forma në frigorifer në ngrirje për 2-3 orë.

5

Sipas dëshirës akulloren e servirim me pak çokollatë të shkrirë, me biskota të thërrmuara, me pak reçel ose me fruta të thata sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment