Koha e përgatitjes: 5 minuta–Koha e gatimit: 5 minuta
Ingredientët
2 avokado (të qëruara)
1 lugë gjelle lëng lime
400 gram qumësht i kondesuar
1 majë luge kripë
600 ml krem qumështi
Udhëzimet
1
Në një blender shtoni avokadot e qëruara dhe të prera përgjysmë. Shtoni lëngun e limës, qumështin e kondesuar dhe i trazoni për 1 minutë, derisa të bëhet tërësisht homogjene.
2
Në një tas të madh rrihni me një blender elektrik kremin e qumështit. Tani shtoni masën me avokado dhe i përzieni mirë.
3
Kalojeni të gjithë masën në një tas mundësisht me kapak. Nivelojeni mirë dhe e fusni në frigorifer për të qendruar gjatë gjithë natës (8 orë).
4
Të nesërmen e nxirrni dhe akullorja është gati për t’u shijuar!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment