A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Sugjerojmë:
Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin tonë. Por megjithë forcën e saj, dhëmbët tanë “mund të lodhen”.
Neps ju rendit më poshtë disa zakone të cilat dëmtojnë dhëmbët tuaja:
Konsumoni shumë produkte të errëta
Pijet si kafeja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë një element që quhet tanin. Kjo bën që këto produkte të ngjyrosin dhëmbët tuaja.
I lani dhëmbët gabim ose shumë shpesh
Mos i lani dhëmbët tuaja shumë shpesh ose shumë fortë. Kjo mund të dëmtojë dhëmbët dhe t’i bëjë ato shumë sensitive ndaj çdo ushqimi që hani.
I përdorni dhëmbët për të hapur gjëra
Definitisht nuk duhet të hapni birrën me dhëmbë. Mund t’i shkaktoni vetes dëme të rënda të cilat duan kohë dhe para të rikuperohen.
Keni zakone të këqia
Ngrënia e thonjve apo e përtypja e objekteve si lapsa e stilolapsa, dëmton rëndë smaltin e dhëmbëve.
I pastroni dhëmbët gabim
Përdorimi i fillit dentar është shumë i mirë pasi heq copëzat e ushqimit të mbetur dhe parandalon sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Por sidoqoftë disa njerëz gabojnë duke e shtyrë fillin poshtë mishrave. Kini kujdes me mënyrën si e përdorni.
Hani shumë shpesh vakte të ndërmjetme
Nëse hani shpesh vakte, aciditeti në ushqim ka më shumë kohë për të qenë në kontakt me dhëmbët tuaj dhe i dëmton ato duke shkaktuar kavitete.
I zbardhni dhëmbët gabim ose shumë shpesh
Mënyra më e mirë për të zbardhur dhëmbët është të shkoni në një dentist të kualifikuar. Nëse blini një produkt me qëllime të tilla, sigurohuni për cilësinë e tij para se ta vetë-aplikoni. Në të kundërt, ndjeshmëria e dhëmbit tuaj do të rritet shumë./neps.al
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment