6 arsye pse duhet të përdorni letër kuzhine në gatimet tuaja
Çdo herë që kemi postuar receta gatimi në Neps.al kemi rekomanduar të përdorni gjatë gatimit letër kuzhine ose letër pergamenë.
Por shumë mbase pyesin a është letra pergamene me të vërtetë e nevojshme? Çfarë bën? A mund ta zëvendësoni letrën me letër varaku apo letër dylli?
Ka disa arsye pse duhet ta përdorni letrën e kuzhinës dhe i kemi listuar mëposhtë:
1.Pjekje perfekte
Shpeshherë jo të gjitha fletët e pjekjes janë të barabarta. Disa janë më të mira në përhapjen e ngrohjes në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen, bazuar në metalin e përdorur dhe të ndërtimit. Përdorimi i letrës së kuzhinës krijon një shtresë të hollë ajrosje midis fletës së pjekjes dhe letrës që ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe neutralizimin e pikave të nxehta.
2.Zvogëlon përhapjen e padëshiruar të vajit
Nuk ka asgjë më të keqe se biskota të shndritshme me yndyrë. Letra e kuzhinës në përgjithësi e thith vajin dhe i jep ushqimit pamjen dhe shijen e duhur.
3.Eliminon ngjitjen e gatimit
Ushqimet e pjekura mbi letër pergamenë nuk ngjiten ansnjëherë në fund sepse ajo nuk e lejon ngjitjen.
4.Ushqim estetik
Nëse shpesh pyesni veten se pse gatimet tuaja nuk duken aq të përsosura sa në foto, por kanë formë të çrregullt atëherë përgjigjen e keni tek letra e kuzhinës.
5.Mban pastër tavat e gatimit
Të gjitha femrat e urrejnë procesin e ngjitjes së ushqimit në tavë sepse larja e tyre është shumë ë vështirë dhe gjithmonë ngelen shenja.
Por me letrën pergamene mjafton ta shpërlani enën me ujë të ngrohtë dhe e gjitha do të jetë si e re.
6.Izolon
Mbështjellja e peshkut, shpendëve dhe mishit në një zarf letre pergamenë para pjekjes krijon një xhep me avull që e gatuan mishin me butësi. Kjo rezulton në një cilësi të lagësht dhe të butë dhe zvogëlon mundësinë e mbingarkesës.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment