Një nga frikërat më të mëdha të prindërve janë nëse po e rrisin dhe edukojnë siç duhet fëmijën. Padyshim një ndër pikat më të rëndësishme është shëndeti i tyre, të cilin kurrësesi nuk duhet ta neglizhoni.
Më poshtë do të gjeni 5 faktet më të rëndësishme lidhur më shëndetin e fëmijëve, që të gjithë prindërit duhet t’i dinë:
Mos i jepni fëmijëve ilaçe me mendjen tuaj
Gjithnjë kërkoni ndihmën e një mjeku.
Përmirësoni sistemin e tyre imunitar
Angazhojini ata në sporte duke i nxitur kështu për një gjumë cilësor.
Tregohuni të durueshëm me ta
Fëmija do të bëhet më i fortë nga ana e shëndetit me rritjen në moshë.
Mos i injoroni vaksinat
Nuk ka asnjë mjek që rekomandon pacientin e tij që të mos vaksinohet. Dhe nuk ka asnjë prind, që do t’i lejonte fëmijëve të vet të sëmuren.
Mbani mend simptomat
Çdo prind duhet të jetë i vetëdijshëm për simptomat e sëmundjeve më të njohura që kërkojnë një specialist sa më shpejt që të jetë e mundur.
- Pneumonia: vështirësi në frymëmarrje, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, oreks i dobët, ankth, ethe (mund të duket shumë vonë).
- Infeksion: humbje e oreksit, lodhje, ankth, ethe, vjellje, diarre, hundë të lëngshme, kollë.
- Bronkit: ethe, vështirësi në frymëmarrje, kollë, dobësi, humbje e oreksit, dhimbje koke, djersitje, ndryshim të ngjyrës së lëkurës.
Lini një koment