5 përbërës dhe vetëm 2 minuta kohë për të realizuar këtë margarita me portokall

5 përbërës dhe vetëm 2 minuta kohë për të realizuar këtë margarita me portokall

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit: 2 minuta

Përkëdhelni veten ose miqtë tuaj me një margarita të bërë me portokall...

Ingredientët

  • 2 filxhan kafeje me lëng portokalli
  • ½ filxhan kafe me lëng lime
  • 1 filxhan kafe me tekila
  • ½ filxhan kafe me shurup agave
  • 1 lugë çaji liker portokalli
  • Kripë
  • Për dekor: Kuba akulli
  • Feta lime ose portokalli

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni pak kripë.

2

Merrni gotën ku do shërbeni koktejlin dhe sipër e lyeni me lëng limeje, e zhysni tek kripa dhe e lini mënjanë.

3

Ndërkohë në një shaker bashkoni tekilën, lëngun e portokallit, lëngun e limes, shurupin e agaves, likerin dhe akullin.

4

Nëse nuk keni një shaker, mund të përdorni edhe një shishe plastike.

5

I vini kapakun, e tundni mirë për disa minuta dhe e shërbeni nëpër gota.

6

Mos harroni t’i shtoni më shumë akull dhe fetat e portokallit. Shijojeni!

Lini një koment