A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Sugjerojmë:
Gjatë natës trupi juaj djeg 300-400 kalori. Kjo është e barabartë me sasinë e kalorive që mund të digjni përgjatë një ore vrap.
Ekspertët thonë se një gjumë cilësor mund t’ju ndihmojë për të humbur peshë. Nëse doni që kjo të funksionojë, është e rëndësishme të bëni tuajat disa zakone. Kështu do të përshpejtoni metabolizmin tuaj teksa flini.
Neps ju rendit më poshtë disa sekrete të vogla:
Mbajeni dhomën të ftohtë
Dhoma juaj duhet të ketë një temperaturë diku tek 18 gradë celsius. Studimet kanë treguar se ky fakt djeg qelizat dhjamore.
Pini lëng rrushi
Lëngu i rrushit djeg kalori falë një substance të quajtur resveratrol. Konsumojeni një gotë para se të flini dhe do ju ndihmojë të hiqni qafe yndyrat e tepërta. Gjithnjë e kemi fjalën për lëng të freskët frutash, jo të blerë të gatshëm.
Shkoni në shtrat dhe çohuni nga gjumi në të njëjtën orë, çdo ditë
Një orar i çrregullt i gjumit, është arsyeja numër 1 e shtimit në peshë. Normalisht është hormoni melatonin që na thotë se kur duhet të shkojmë në shtrat. Ndihmon gjithashtu në aktivizimin e qelizave yndyrore që ndihmojnë në djegien e kalorive.
Nëse regjimi juaj është në kundërshtim me këtë, ju ndërhyni në prodhimin e melatoninës dhe privoni veten nga gjumi cilësor. Si rezultat, ju mund të ndjeheni të lodhur në mëngjes dhe dëshironi ushqime me kalori të lartë për të rritur energjinë. Nëse doni ta shmangni këtë, shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Proteina para se të flini
Nuk ka asgjë te keqe të hani diçka të vogël para se të flini. Ne ju rekomandojmë kosin grek, djathë me pak yndyrë, gjalpë kikiriku ose mishin e gjelit të detit. Do ju ndihmojë të përmirësojnë metabolizmin tuaj dhe ndihmon muskujt të rriten.
Pini çaj
Disa lloje të çajit mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë gjatë natës. Dhe jo, ne nuk po flasim për çajra dietik të dyshimta, të cilat ju premtojnë rezultate magjike brenda një nate. Çajërat bimorë natyral në të vërtetë mund të përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme. Kanella lufton inflamacionin. Mentja zvogëlon oreksin dhe kamomili përmirëson tretjen dhe relakson nervat tuaj.
Fillimi i këtyre ritualeve me të vërtetë që mund t’ju ndihmojë të qëndroni më elegant, por ato nuk do të bëjnë mrekulli përveç nëse ushtroheni dhe hani shëndetshëm si pjesë e një stili konstant jetese./neps.al
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment