Nga neps. al10 Dhjetor, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
6 ushqimet që duhen ruajtur patjetër në dollap dhe larg dritës së diellit!
Cilat janë 6 ushqimet që duhen ruajtur patjetër në dollap dhe larg dritës së diellit?
Hidhi një sy listës më poshtë, sepse me gjasa do të kuptosh që ke bërë disa gabime të vogla në këtë drejtim.
Buka
Mbahet më së miri në një kuti buke të mbyllur fort me pak kripë që do ta mbrojë atë nga myku. Nëse e lini një bukë në çantën e supermarketeve, ajo do të qëndrojë e butë, por ka një shans të madh që të mbulohet nga myku brenda dy ditësh. Qeset plastike nuk lejojnë që buka të marrë frymë dhe ato krijojnë një lagështi të lartë që kërpudhat e duan vërtet.
Mbajtja e bukës në frigorifer nuk është gjithashtu ide më e mirë sepse në temperatura më të ulëta, uji avullon dukshëm më shpejt dhe kështu buka do të bëhet e ndenjur shumë shpejt.
Çokollata
Mbahet më së miri në një vend të ftohtë dhe të errët, por nuk duhet ta vendosni në frigorifer. Diferenca e temperaturës do të çojë në shfaqjen e disa pikave të ujit të kondensuar në sipërfaqe që do të shndërrohet në një pllakë të bardhë. Kjo nuk ndikon në shije, por bën që çokollata të duket aspak tërheqëse.
Mjalti Mjalti nuk skadon kurrë dhe ai mund të ruhet përgjithmonë. Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e saktë e tij. Ju duhet ta mbani mjaltin në një vend të ftohtë, të errët, por jo në frigorifer. Në frigorifer, mund të kristalizohet dhe të humbasë disa nga vlerat e tij më të mira.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit duhet të ruhet në temperaturën e dhomës, larg nga rrezet direkte të diellit. Mos e ruani kurrsesi në frigorifer.
Qepët dhe hudhrat Në mënyrë që qepët dhe hudhrat të jenë të freskëta për një kohë të gjatë, ato vendosen më së miri në një vend të thatë të ftohtë, për shembull në një kuti të vogël në dollap. Nëse keni shumë qepë, mund t’i lidhni me njëra-tjetrën dhe t’i mbani të varura. Në frigorifer, qepët dhe hudhrat do të myken./neps.al
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment