3 receta super të shijshme që mund të eksperimentosh me shalqinjtë
Shalqiri është padyshim fruti i stinës, që nuk mungon në ditën e nxehta të verës në asnjë tavolinë shqiptare. Ndaj sot do t’ju prezantojmë tre receta super të thjeshta, ku shalqiri është produkti kryesor.
Besoj se nuk ju ka shkuar mendja kurrë për ta përfshirë shalqirin në sallatë. Gjenitë grekë kanë krijuar sallatën me shalqinj, kastraveca, ullinj dhe djath. Vetëm një kafshatë nga kjo sallatë dhe do t’ju japë shijen e mrekullueshme të verës. Nëse e shoqëroni me pak bukë, është dreka perfekte e ditëve të nxehta e cila shoqërohet me mish apo peshk.
Është e mrekullueshme! Supa me shalqinj është receta që duhet të provoni menjëherë. Ndaj në një grirëse, vendosni shalqirin e prerë në copa, vaj ulliri, uthull, pak lime për të krijuar balancën perfekte të shijeve. Shtoni edhe pak piper të kuq, nëse e dëshironi pikante. “Voila”, shpëtimëtarja e ditëve të nxehta.
Në një enë të mbyllur shtoni purenë e shalqirit, pak tequila dhe lëng limoni. Tundeni mirë përpara se të servirni në disa gota me akull. Eh, çfarë të duhet tjetër nga jeta!
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Agjërimi nuk është më thjesht një trend. Është kthyer në një mënyrë jetese për shumë njerëz që duan të kuptojnë më mirë trupin e tyre dhe si funksionon energjia që marrim çdo ditë. Nuk ka të bëjë me “mos...
Në pjesët e para të kësaj serie folëm për diçka që shumë njerëz nuk e mendojnë kur flitet për shtatzëninë: mënyra si ushqehet nëna krijon mjedisin biologjik ku zhvillohet bebi. Në pjesën e parë pamë se dieta gjatë shtatzënisë...
Lini një koment