3 metoda për të zhdukur njëherë e mirë shenjat e akneve nga fytyra
Nëse aknet në lëkurë janë një problem i shumë vajzave, shenjat që ato lënë në fytyrë janë më shumë se kaq, pasi një ditë aknet mund të largohen, kurse shenjat mbeten aty. Dhe zgjidhja më e shpejtë janë korrektorët, fondotintat, kremrat BB, etj. Në fakt, edhe në këtë rast vlen shprehja që është më mirë të përballemi me problemin se sa t’i fshihemi atij.
Në fakt, metodat për trajtimin e shenjave të akneve fillojnë që nga ato natyrale, kirurgjikale e kimike për të ndihmuar rikthimin e lëkurës si më parë. Më poshtë do të lexoni për 3 metoda që ndihmojnë për largimin e shenjave nga lëkura. Por si fillim, le të kuptojmë se çfarë i shkakton shenjat në lëkurë, në mënyrë që ta kuptojmë problemin më thellë.
Shkaqet e shenjave në lëkurë
Shenjat janë pasojë e procesit natyral të shërimit të trupit pasi indet janë dëmtuar. Këto inde dëmtohen nga disa faktorë të tjerë veç akneve. Ja disa prej tyre:
Lëndimet
Gërvishtjet dhe kafshimet
Vetë-lëndimet
Djegiet
Shenjat mund të jenë edhe pasojë e skuqjes së lëkurës. Nëse keni shenja në fytyrë, lexoni më poshtë për 3 metoda që i zhdukin ato njëherë e mirë.
Xheli i Aloe Vera
Çfarë ju duhet: Gjethe/xhel Aloe Vera
Koha e trajtimit:2 minuta
Metoda
Prisni një gjethe aloe vera dhe nxirrini xhelin. Përziejeni xhelin në mikser derisa të arrijë një konistencë të butë.
Lani fytryën dhe thajeni butësisht
Lëreni xhelin e aloe verës të thahet dhe të absorbohet nga lëkura.
Sa shpesh?
2-3 herë në ditë
Pse funksionon?
Xheli i Aloe Verës ndihmon në forcimin e strukturës së kolagjenit brenda indeve të shenjave. Nëse e përdorni për trajtimin e plagëve, ky xhel përshpejton procesin e shërimit dhe nuk lejon që plaga të lër shenja. Glikoproteinat e tij ndihmojnë për të qetësuar dhimbjen e inflamacionit si dhe promovojnë riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
2. Uthull molle
Çfarë ju duhet:
1 lugë çaji uthull molle
1 lugë çaji ujë
Koha e përgatitjes: 2 minuta
Koha e trajtimit: 10 minuta
Metoda
Merrni porcione të barabarta uthulle molle dhe uji dhe përziejini përbërësit bashkë.
Lajeni fytyrën dhe fshijeni butësisht.
Zhysni një tampon pambuku në uthullën e tretur dhe aplikojeni në lëkurë.
Lëreni në fytyrë për 10 minuta.
Lajeni fytyrën dhe fshijeni me peshqir.
Sa shpesh?
Njëherë në ditë
Pse funksionon?
Përdorimi i uthullës së mollës është një mënyrë e shkëlqyer për të eliminuar shenjat e akneve. Uthulla e mollës ka veti zbardhuese, depërton thellë në lëkurë dhe largon që andej papastërtitë, pluhurat dhe qelizat e vdekura. Përmban gjithashtu acid laktik dhe acid malik të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe zbutjen e lëkurës duke reduktuar stresin. Këto acide ndihmojnë gjithashtu për ta rikthyer lëkurën si në kohën kur ishte pa shenja.
3. Lëng limoni
Gjëra që ju duhen:
1 lugë çaji lëng limoni
1 tampon pambuku
Koha e përgatitjes: 2 minuta
Koha e trajtimit: 10 minuta
Metoda
Shtrydhni një lugë çaji lëng limoni dhe lëreni mënjanë.
Lani fytyrën dhe fshijeni butësisht me një peshqir.
Zhysni një tampon pambuku tek lëngu i limonit dhe tamponojeni në zonat ku keni shenja.
Lreni për 10 minuta.
Lajeni më pas fytyrën me një larës të butë.
Sa shpesh?
1 herë në ditë
Pse funksionon?
Vitamina C tek limoni ndihmon në nxitjen e prodhimit të kolagjenit i cili promovon rigjenerimin e lëkurës duke reduktuar pamjen e shenjave. Ndihmon gjithashtu në largimin e qelizave të vdekura ndëra përmirëson elasticitetin e lëkurës. Lëngu i limonit ka veti natyrale zbardhuese dhe përmirëson në përgjithësi tonin e lëkurës suaj./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment