Nga https://www.neps.al
">admin13 Prill, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 2 minuta
3 mënyra sesi mund të jeni aktivë edhe gjatë izolimit në shtëpi
Si të jemi aktivë në shtëpi?
Ja 3 këshilla të rëndësishme në këtë drejtim
Reduktoni kohën gjatë së cilës qëndroni ulur
Është mjaft e rëndësishme të evitoni të qenit pasivë sidomos gjatë kësaj periudhe kur lëvizjet jashtë shtëpisë janë të kufizuara.
Pra, bëni vazhdimisht “pushime të shkurtra” prej 3-5 minutash çdo 20-30 minuta të cilat i shpenzoni duke punuar, studiuar, lexuar apo duke përdorur mediat sociale. Këto periudha “pushimi” në fakt konsistojnë qoftë edhe në një ecje nëpër shtëpi apo në kopsht, ngjitjen apo zbritjen e shkallëve ose edhe në aktivitet fizik të mirëfilltë. Caktoni çdo ditë kohën për kryerjen e aktivitetit fizik
Duke planifikuar kryerjen e aktivitetit fizik qoftë nëpërmjet ushtrimeve të menduara vetë, duke ndjekur video në internet apo edhe duke u organizuar me miqtë ose kolegët e punës, do t’ju ndihmojë ta bëni aktivitetin fizik pjesë e një rutine të përditshme të pashmangshme. Gjithashtu organzimi i aktiviteteve ditore ju ndihmon që ta kaloni sa më këndshëm kohën gjatë së cilës jeni të detyruar të qëndroni mbylur në shtëpi.
Bëhuni aktiv së bashku me familjen
Angazhoni çdo pjesëtar të familjes për kryerjen e aktivitetit fizik së bashku, por secili në mënyrën e vet, pra, gjithsecili të zgjedhë ushtrimet që i përshtaten sipas dëshirës dhe mundësisë. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë të jeni aktivë dhe të motivoni njërin-tjetrin vazhdimisht, por gjithashtu të kaloni kohë cilësore së bashku.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment