3 këshilla si të kujdeseni në distancë për gjyshin/gjyshen tuaj
A keni prindër/gjyshër të cilët nuk jetojnë në të njëjtën banesë me ju?
Ja disa këshilla si t’i ndihmoni ata gjatë kësaj periudhe:
Konsultohuni me mjekun e familjes Informohuni mbi medikamentet që ata marrin dhe kujdesuni që të mos i mungojnë në asnjë moment. Duke qenë se për ta është e pamundur të dalin nga shtëpia, jeni ju ata të cilët duhet të kujdeseni që të mos i mungojnë rezervat ushqimore.
Këshillojini që të evitojnë kontaktet sidomos me persona të cilët mund të shfaqin simptoma të dyshimta të COVID-19.
Kujdesuni që të ruani distancën e sigurisë pasi edhe ju vetë mund të përbëni rrezik për shëndetin e tyre.
Prandaj, rekomandohet të evitoni kontaktet fizike me ta, por ruani kontaktet nëpërmjet telefonatave apo videocall.
Kjo periudhë është e vështirë dhe mjaft stresuese për të gjithë ne, mirëpo nuk duhet të harrojmë që për ta është akoma më tepër. Prandaj, është detyra e gjithësecilit prej nesh të kujdesemi që prindërit apo gjyshërit tanë ta kalojnë sa më lehtë këtë periudhë dhe më e rëndësishmja, të mos i cënohet shëndeti!
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment