2 ide se çfarë të hani për darkë pa e ngarkuar stomakun tuaj
Darka erdhi, por ju ende nuk keni menduar se çfarë të hani?
Së pari mos harroni dy rregulla të rëndësishme:
Darka duhet ngrënë para orës 19:00
Në darkë nuk mund të hamë njësoj si në sasinë e drekës.
Neps.al ju tregon më poshtë dy alternativa të kollajshme për t’u përgatitur. Ato nuk ju rëndojnë, nuk kanë kosto dhe nuk kërkojnë ndonjë teknikë të veçantë në përgatitje.
1-Banane dhe gjalpë kikiriku
Të lyeni bananen me gjalpë kikiriku do të thotë se keni një ushqim të mrekullueshëm para gjumit, të shëndetshëm përsa i përket metabolizmit, yndyrnave, fibrave dhe për shëndetin kardiovaskular. Bananet janë edhe një burim i mirë i potasiumit, një ushqyes që përmirëson funksionin e muskujve dhe që ju çlodh. Edhe gjalpi i kikirikut është i moderuar në kalori dhe nuk ka të ngjarë të bëjë që të shtoni në peshë.
2-Fruta sipër një gote me kos apo me qumësht
Të shërbyera sipër kosit ose të shtypura në smoothie janë ushqyes që ndihmojnë të digjni kalori, por edhe që ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Mos i ndani frutat me kos natyral./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment