10 ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’ia jepni maces suaj!
Macet nuk i shijojnë dot gjërat e ëmbla. Madje disa ushqime jo vetëm që nuk janë të shijshme, por mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre.
Ka disa ushqime që janë helmuese për macet, prandaj nëse e keni një të tillë duhet të tregoheni vigjilent.
Neps.al ju rendit më poshtë 10 ushqime që duhet t’i shmangni tek macja juaj dhe arsyet përse:
Qumështi dhe produktet e bulmetit Shumica e maceve janë intolerante ndaj laktozës. Tek disa prej tyre qumështi shkakton të vjella dhe diarre. Nëse e keni vënë re diçka të tillë tek macja juaj, atëherë sa herë ka etje, jepini pak ujë.
Çokollata dhe ëmbëlsira Ekzistojnë 2 përbërës në çokollatë që mund të jenë shumë të dëmshme për macet: kafeina dhe theobromina të cilat lehtësisht mund të përthithen nga trupi i njeriut, por jo edhe aq shumë nga macet. Pasi një mace ha çokollatë, përbërësit bëhen toksikë për to dhe mund të shkaktojnë probleme me mëlçinë. Disa karamele madje mund t’i helmojnë macet ose t’i mbysin ato.
Mish dhe peshk i gjallë Mishi dhe peshku i papërpunuar mund të përmbajnë baktere dhe parazitë që janë rezistent ndaj antibiotikëve dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Yndyra e tyre e tepërt mund të shkaktojë një gjendje të quajtur pankreatit, që është inflamacioni i pankreasit.
Vezë të gjalla, të pagatuara Vezët e gjalla nuk duhet të përdoren kurrë te macet. Kur vezët janë të papërpunuara, ato mund të kenë baktere çka ndikon tek zorrët e maceve. Nëse dëshironi të ushqeni me vezë macen tuaj, ushqeheni me vezë të gatuara.
Qepë dhe hudhra Edhe një sasi e vogël e këtyre ushqimeve mund të jetë shumë e rrezikshme për macet. Ushqimi i qepëve, hudhrave dhe qepujkave i bën ato të zhvillojnë anemi hemolitike dhe qelizat e tyre të kuqe të gjakut bëhen të brishta. Në këtë rast, macet do të kenë frymëmarrje të rënduar, dhimbje barku dhe urinë të zbardhur.
Maja buke Problemi më i madh në lidhje me majanë kur hahet papjekur është se pasi gëlltitet, bllokon zorrët. Pasi të jetë fermentuar, majaja bëhet shumë helmuese për macet.
Arrat Arrat janë shumë të pasura në yndyrë dhe mund t’i bëjnë macet tona të fitojnë peshë lehtë. Teksa arrat përmbajnë proteina dhe yndyrna të cilat janë të shëndetshme për ne njerëzit, macet nuk mund t’i tresin lehtë. Niveli i lartë i yndyrnave gjithashtu mund të çojë në probleme të stomakut që mund të rezultojnë në të vjella tek macet.
Kërpudhat Ne duhet të shmangim dhënien e kërpudhave tek macet tona. Edhe pse një sasi e vogël e kërpudhave të blera në dyqan mund të mos shkaktojnë dëm, disa lloje të kërpudhave përmbajnë toksina që mund të çojnë në probleme të rënda tek macet.
Rrushi dhe rrushi i thatë Këto ushqime të shëndetshme për njerëzit mund të shkaktojnë probleme serioze tek macet tona. Rrushi është shumë toksik për to dhe mund të shkaktojë dështim të veshkave, e cila më vonë mund të shndërrohet në sëmundje serioze të veshkave. Arsyet e këtij reagimi nuk dihen ende.
Domatet Domatet e papjekura dhe gjethet e tyre kanë një substancë e cila është shumë toksike për macet. Gëlltitja e kësaj substance mund të çojë në të vjella, humbje të oreksit dhe shumë simptoma të tjera./neps.al
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment