10 ushqimet e shëndetshme që viti 2020 premton t’i kthejë në trend!
Çfarë kanë të përbashkët qumështi i sojes, pica me lulelakër dhe ushqimet prebiotike? Ato ishin të gjitha tendencat kryesore të ushqimit të shëndetshëm të vitit 2019. Çfarë do të sjellë “Viti i Ri” ndryshe kur vjen puna tek ushqimi? A do të kemi tendenca të reja që do të pushtojnë dietat tona, tregjet, supermarketet dhe sigurisht, Instagramin?
Patjetër që do të kemi, prandaj fillojmë më poshtë me renditjen e tyre:
Më shumë proteina me bazë bimore
Ky ishte një trend i filluar që në vitin 2019 në fakt, por sipas studiuesve pritet të fitojë më shumë vrull në vitin e ri që presim. Pluhurat proteinike vegane dhe pijet proteinike me bazë bimore do të vazhdojnë të konsumohen gjithnjë e më tepër. Fasulet, kungulli, avokadot, por edhe farat e shalqirit janë burime të mëdha të proteinave.
Me bazë bimore, por jo ekskluzive bimore
Një dietë e qendrueshme është ajo që mbështet shëndetin e njeriut për një periudhë afatgjatë. Ajo kryesisht duhet të mbështetet në bimë, duke i lënë gjithnjë e më pak vend ushqimeve shtazore, e sidomos mishit të kuq.
Një epokë e re e pijeve
“Janari i thatë”, është një mënyrë e mirë për ta nisur vitin. Gjithnjë e më shumë, kompani të ndryshme po nxjerrin në treg verëra, birra dhe pije të tjera pa alkool. Një numër i madh baresh jo-alkoolike është tencenca e vitit 2020 në botë.
Do të dëgjoni më shpesh termin “Nootropics”
Me rritjen në moshë dhe afrimin e moshës së pensionit, njerëzit shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e trurit. Këtu hyn në punë pikërisht “Nootropics”. Këto të fundit janë komponime që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të trurit, përfshirë kujtesën dhe funksionin njohës, Ato vijnë në formë shtojcash ose ilaçesh, por ka edhe një numër ushqimesh “nootropike” që forcojnë shëndetin kognitiv si shafrani i Indisë, boronicat e egra, salmoni, brokoli, arrat, të verdhat e vezëve dhe algat e detit.
Më shumë alternativa të qumështit
Kosi, djathi dhe akullorja në vitin 2020 me gjasa do të konsumohen më shumë sesa vetë qumështi. Dietat vegane që janë rritur gjithnjë e më shumë, kanë rritur konsumin e qumështit të kokosit, bajames, etj.
Mirupafshim miell, mirë se erdhët perime!
Rezulton se pica me lulelakër ishte një ndër produktet më të porositura të vitit 2019. Mielli i bizeles ose mielli i bajames, duket se do të lërë pas miellin tradicional të bardhë, gjatë vitit që na pret. Ja ku u kthyem sërish tek perimet edhe kur bie fjala për miell!
Vakte të ndërmjetme, të freskëta (por të paketuara)
Vaktet e ndërmjetme për vitin 2020 priten të jenë më të shëndetshme dhe më të bollshme. Ato duhet të jenë të freskëta dhe të përgatitura paraprakisht në shtëpi. Përmendim këtu: vezët e ziera, turshitë, supat etj. Bar-et e famshme vazhdojnë edhe këtë vit të kenë një përdorim të gjerë.
Nuk mungojnë edhe këto tre elementë
Kafeja, çumçakëzi apo karamelet nuk shfaqin shenja ngadalësimi as këtë vit.
Vëmendja më e madhe shkon tek ëmbëlsuesit natyralë
Një ndër gjërat më të shëndetshme që njerëzit mund të bëjnë, është të kufizojnë konsumin e sheqerit. Njëkohësisht të ndalin marrjen e sheqernave të shtuara që vjen përmes bukës së bardhë, makaronave apo pijeve të gazuara. Embëlsimi natyral nga frutat apo nga mjalti, do jetë mënyra si do të korigjohen gabimet përgjatë vitit 2020.
Karbohidratet do të kthehen sërish
Karbohidratet nuk janë të dëmshme. Ato vetëm janë keqkuptuar disi. Ju duhet të zgjidhni alternativat e shëndetshme të karbohidrateve që përfshijnë frutat, perimet me niseshte dhe drithët e ndryshme. Ju lutem mos vendosni në të njëjtën kategori patatet e skuqura. Thjerrëzat e kuqe, fasulet e zeza, karotat, fiqtë dhe shalqiri priten të konsumohen më shumë përgjatë 2020.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment