Nëse janë të verdhë këllufat e jastëkut të japin ndjesinë se janë të pisët dhe askush nuk do të donte të flinte tek to. Fatmirësisht me një formulë natyrale ju mund t’i zbardhni e ti bëni ato dritë.
Çfarë ju duhet:
- 1 filxhan detergjent pudër për larjen e rrobave
- 1 filxhan detergjent për larjen e enëve (mundësisht pluhur)
- ½ filxhan me borax ( gjendet në farmaci)
Udhëzime:
- Fillimisht kontrolloni nëse këllufat e jastëkut tuaj mund të lahen. Më pas i hiqni me kujdes.
- Në një legen të madh bashkoni 2 litra ujë dhe tri përbërësit me radhë.
- I përzieni mirë. Mundësisht vendosni një palë doreza tek duart.
- Zhysni këllufat e jastëkut në ujë dhe i lini të qendrojnë aty për 30 minuta.
- Më pas i hiqni dhe i lani këllufat si zakonisht me lavatriçe në procesin e shkurtër.
Do të shikoni që rezultatet do të jenë të dukshme dhe këllufat e verdhë do të jenë thjesht një endërr e keqe./neps.al
Lini një koment