Vera dhe mushkonjat vijnë së bashku! Ja 5 këshilla që duhet të keni parasysh
Vera dhe mushkonjat vijnë së bashku. Por pse mushkonjat më ndjekin vetëm mua?
E vërteta është se lëkura e çdonjërit prej nesh ka aroma të ndryshme. Mushkonjat tërhiqen nga drita, ngrohtësia si dhe nga djersa, nivelet e acidit laktik dhe dioksidit të karbonit në lëkurë.
Mushkonjat çpojnë enë të vogla gjaku në lëkurën tonë, duke lëshuar ndërkohë lëndë që provokojnë lokalisht skuqje, enjtje dhe kruajtje të lëkurës. Këto shqetësime që shfaqen disa orë pas pickimit mund të zgjasin disa ditë. Për fat të mirë reaksionet alergjike pas pickimit të tyre janë të rralla.
Këshilla pas pickimit:
Një antihistaminik do të ishte medikamenti i përshtatshëm për të qetësuar kruajtjen nga pickimi, ndërkohë që në vendet me reagim më të shprehur rekomandohet të vendosni akull për më pak se 10 min. Kjo do të lehtësojë simptomat, edhe pse përkohësisht.
Kujdesuni për lëkurën në vendin e skuqur, duke e pastruar me ujë dhe sapun, pa e gërvishtur nga e kruara.
Nëse enjtja shtohet dhe lëkura infektohet duhet të kontaktoni një mjek.
Për të shmangur pickimin ju duhet të:
Shmangni qëndrimin në zona me lagështirë apo afër pellgjeve me ujë të ndenjur.
Shmangni veshjet me ngjyra të ndezura si dhe përdorimin e parfumeve të forta.
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Lini një koment