Si ta dalloni nëse keni uri fizike apo emocionale?
Neps.al ju rendit më poshtë disa nga shenjat që bëjnë dallimin nga njëra-tjetra.
Uria fizike:
- Është graduale
- Pranon të gjitha llojet e ushqimeve
- Mund të presë për vaktin
- Ndodh nga nevoja fizike për të ngrënë
- Përfshin zgjedhje të qëllimshme dhe lehtësi të të ngrënit.
- Ndalojmë kur jemi të ngopur
- Kuptojmë se ushqyerja është e nevojshme.
Kjo quhet ndryshe edhe uria e vërtet!
Uria emocionale:
- Është e papritur
- Është e drejtuar drejt një ushqimi specifik
- Përfshin një ngrënie automatike (e pavetëdijshme)
- Lidhet me një emocion shqetësues
- Nuk ndalojmë së ngrëni edhe kur jemi të ngopur
- Pas ngrënies ndihemi në faj
Këto ditë ku na duhet të qendrojmë në shtëpi për një kohë të gjatë, duhet bërë më shumë kujdes me cilësinë e ushqimit sesa me sasinë!/neps.al
Lini një koment