Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani ëshë një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar.
Por me një truk të thjeshtë ju mund t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë.

Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një kompoment që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta. Çfarë ju nevojitet?
Përbërësit:
- 2 lugë çaji mjaltë
- 1 gotë ujë
Udhëzime:
- Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht. Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në momentin që do t’i përdorni.
- Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera.
- Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.
Lini një koment