Truku i thjeshtë që do ta bëjë zgarën tuaj të shkëlqejë nga pastërtia

Në të mund të ngrohni bukën, të piqni perimet tuaja të preferuara apo të përgatisni mishin. Yndyra që lëshojnë ushqimet e bën zgarën një domosdoshmëri për t’u pastruar ashtu siç duhet.

Kështu ushqimet që do të përgatisni në vijim nuk do t’i ikë shija dhe do të gatuhen ashtu siç duhet.

Çfarë ju duhet për të pastruar zgarën?

  • 1 qepë
  • Lëngu i një limoni

12 Cleaning Tricks That Will Spare Your Nerves

Udhëzime:

  • Ngrohni zgarën para se ta përdorni.
  • Sipër zgarës shtrydhni lëngun e limonit. Në vend të limonit mund të përdorni edhe uthullën e mollës.
  • Merrni një thikë të gjatë kuzhine, ngulni qepën e ndarë përgjysmë në të dhe fërkojeni tek zgara.
  • Avulli që do të lëshojë gradualisht do të shpërbëjë yndyrën apo mbetjet e akumuluara tek zgara.
  • Nëse keni një zgarë të madhe, për ta pastruar ashtu siç duhet shtoni sasinë e përbërësve.
  • Në fund e fshini me një leckë të pastër (pasi nxehtësia e zgarës të jetë ulur) ose me një ‘top” prej letrës së aluminit./neps.al 

Lini një koment