Trendi më i ri i akulloreve po bën namin nëpër botë dhe mezi presim t’i provojmë

Akulloret do të ndryshojnë!

Po, po do të ndryshojnë. Do thoni ju po si?

A i mbani mend ato flokët e sheqerit ngjyrë rozë ose blu që të gjithë i kemi shijuar të paktën njëherë kur kemi qenë fëmijë? (disa i shijojnë akoma edhe pse të rritur).

Epo pikërisht ato flokë sheqeri, tani do të gjenden rrotull akulloreve tona.

Nëse ti ke vendosur ta marrësh akulloren me çokollatë, vanilje, me arra apo me një sërë shijesh të tjera, do i shtosh kësaj edhe shijen që do të marrësh nga flokët e sheqerit, që në këto foto siç e shikoni duken si re të bardha.

 

Ky trend po përhapet me shpejtësi kudo në botë dhe nuk do të jetë aspak çudi kur t’i shohim edhe në vendin tonë.

 

Më thuaj të drejtën, a nuk je edhe ti kurioz për ta provuar një akullore të tillë me flokë sheqeri?

 

E vërtet, shumë sheqer, ama siç e kemi lënë dietën do e fillojmë të hënën….

Lini një koment