Si të përgatisim Paellën, pjatën e famshme Spanjolle

Paella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Paella është një pjatë tradicionale e Spanjës. Nëse nuk mund të shkosh dot në Spanjë, atëherë Neps ju sjell recetën për ta përgatitur në kushtet e shtëpisë....

Ingredientët

  • 300 gram oriz për paella
  • 3 lugë gjelle verë e bardhë
  • 400 gram domate të marinuara me hudhra
  • 900 ml lëng pule
  • 400 gram fruta deti miks
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 lugë kafe piper i kuq
  • 1 lugë kafe trumzë
  • Lëngu 1 një limoni
  • Pak borzilok

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën. E lini për pak minuta derisa të zbutet.

2

Shtoni piperin e kuq, trumzën, orizin dhe verën e bardhë. Trazojeni mirë.

3

Shtoni domatet e marinuara me hudhrat dhe lëngun e pulës.

4

E lini për 15 minuta dhe i shtoni frutat e detit. Shtoni lëngun e limonit, majdanozin e grirë imët dhe e lini edhe për 5 minuta të tjera.

5

Paella duhet të jetë pak e lëngshme. Ju bëftë mirë!

Lini një koment