Largoni njollat e vështira dhe të ndryshme të tapetit me ndihmën e një hekuri: Po pyesni veten si?
Çfarë do ju duhet:
- ½ gotë me amoniak
- 1 gotë ujë i nxehtë
- 1 shishe spray
- 1 peshqir të bardhë
- 1 hekur
Çfarë duhet të bëni?
- Fusni hekurin në prizë dhe prisni derisa të nxehet.
- Ndërkohë në një enë bashkoni amoniakun dhe ujin e nxehtë. E fusni tek shishja spray.
- Sprucojeni lëngun tek pjesa e tapetit ku keni njollën.
- Sipër i vendosni peshqirin dhe mbani hekurin për disa sekonda, derisa të lëshojë nxehtësinë.
- Lëvizeni hekurin përreth ngadalë.
- Spruconi përsëri tek tapeti dhe vendoseni sërish hekurin. Me peshqir mundohuni ta fërkoni njollën dhe ta hiqni.

Përsëriteni disa herë këtë truk derisa të shikoni që njolla është drejt zhdukjes./neps.al
Lini një koment