Si të kuptoni sasinë e ushqimit që duhet të hani përmes dorës
Numërimi i rreptë i kalorive është rraskapitës dhe interneti është i mbushur me dieta të ndryshme, por jo të gjitha janë efektive. Rezulton se ndihmesa më e mirë në këtë rast është trupi, duart tuaja në veçanti!
Ato mund t’ju ndihmojnë të masni madhësinë e porcionit që ju nevojitet nga grupe të ndryshme ushqimi. Kjo metodë është e mjaftueshme për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe për të mos fituar peshë.
Për meshkujt rekomandohet që porcioni në pjatë të mos jetë më i madh sesa dy duar.
Ndërsa për gratë porcioni të mos jetë më shumë sesa 1 pëllëmbë.
Proteinat- Sa një pëllëmbë
Tek ky grup ushqimesh përfshihen: Gjoksi i pulës, veza, peshku, kosi. Janë të shëndetshme, por nuk duhet tepruar me konsumin e tyre.
Karbohidratet- Sa një grusht
Numri i karbohidrateve që gjenden në bukë, drithëra, oriz, patate, quinoa ose bullgur duhet të kufizohet në madhësinë e grushtit tuaj të shtrënguar. Në këtë mënyrë, ju do të arrini t’i jepni energji trupit tuaj dhe të mos merrni peshë.
Djathë- Dy gishta
Djathi është padyshim i shijshëm! Sidoqoftë, nuk është e shëndetshme të hani një sasi të madhe. Pra, një pjesë që është e barabartë me rreth 2 gishta do të jetë e mjaftueshme që ju ta shijoni dhe të mos dëmtojë shëndetin ose pamjen tuaj.
Yndyrnat- Nuk kemi nevojë të konsumojmë shumë yndyrna në ditë. Prandaj, maja e gishtit tuaj do të tregojë një sasi të pranueshme dhe maksimale të yndyrës ditore.
Fruta dhe perime- Plot sa dy duart së bashku
Për lëngje dhe smoothie prej tyre, rekomandohet vetëm 150 ml në ditë.
Embëlsirat- Sa një grusht i mbyllur
Një pjesë e ëmbëlsirës suaj të preferuar nuk duhet të jetë më e madhe se madhësia e grushtit tuaj të mbyllur.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment