Mos u çudisni aspak. Edhe rrobat mund të ndryshken!
Kjo vjen zakonisht për disa arsye kryesore:
- E para sepse i keni lënë gjatë në ambiente me lagështirë.
- Nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.
- I keni futur në dollap pa i tharë mirë.
- Kopsat metalike janë oksiduar dhe kanë lëshuar njollë mbi bluzen tuaj.
Për këtë problem ju vijnë në ndihmë dy përbërës:
- 1 limon
- 1 lugë gjelle kripë

Udhëzime:
- Në një enë bashkoni lëngun e limonit dhe kripë. I përzieni mirë.
- Vendoseni pastën tek njolla e ndryshkut. Sipër vendosni një napë të bardhë dhe sipër napës mbani për disa sekonda hekurin ndezur.
- Më pas i shpëlani rrobat tuaja si zakonisht.
Nxehtësia e hekurit, acidi citrik tek limoni dhe vetitë gërryese të limonit do ta zhdukin ndryshkun e rrobave sa hap e mbyll sytë./neps.al
Lini një koment