Ka disa arsye pse duhet të përdorni ujin e trëndafilave në rutinën tuaj të bukurisë: së pari, si tonik për lëkurën, së dyti për ujin e vaskës pasi jep një hidratim shtesë dhe një relaks që vjen nga aroma e trëndafilave. Mund ta përdorim gjithashtu si parfum natyral ose si freskues për fytyrën.
Meqë tani është kohë trëndafilash dhe aroma e tyre vjen nga kudo, mblidhni petalet e tyre për të bërë ujë trëndafili sipas kësaj procedure:
Ju duhen:
- Trëndafila organikë
- Ujë i distiluar aq sa të mbulojë (rreth 1.5l)
Përgatitja:
- Vendosini petalet në një tas të madh me ujë të distiluar.
- Lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare dhe mbulojini.
- Lërini të ziejënë për 20-30 minuta derisa petalet të kenë humbur pothuajse gjithë ngjyrën e tyre.
- Kullojeni ujin nga petalet.
- Ruajeni ujin në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.
Lini një koment