Si të bëjmë një sallatë turke

Si të bëjmë një sallatë turke

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 lakër jeshile
  • 1 kastravec
  • 2 domate të mëdha
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec te kuq
  • ½ qepë të kuqe
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Pak kripë, piper
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-8 gjethe menteje
  • 1/3 filxhan me borzilok të freskët
  • 150 gram djathë të bardhë
  • ullinj të zinj (opsionale)

Udhëzimet

1

Ndani lakrën në copa të mëdha. Prisni domatet dhe kastravecin. Pastroni specat nga bishti dhe farat dhe i prisni në rrathë.

2

Qëroni qepën dhe e prisni në rrathë.

3

I bashkoni të gjitha perimet në një tas të madh.

4

Ndërkohë përgatisni salcën duke bashkuar në një enë lëngun e limonit, kirpën, piperin, vajin e ullirit, gjethet e mentet të copëtuara, borzilokun dhe hudhrat. I përzieni mirë.

5

Salcën shtojeni sipër sallatës. Shërbejeni me djathë të bardhë sipër dhe me ullinj të zinj.

Lini një koment