Këtë verë je një mami e ardhshme në pritje të ëmbël? Atëherë je në artikullin e duhur…
Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla të rëndësishme sesi ta shijoni shtatzëninë edhe gjatë stinës së verës.
Për t’u ndjerë të freskëta dhe të shëndetshme ndiqni sugjerimet e mëposhtme:
- Kryeni punët jashtë shtëpisë në mëngjes ose në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.
- Kur temperaturat kalojnë 30 gradë, qendroni brenda në ambiente me hije.
- Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
- Pini sasinë e rekomanduar të ujit dhe lëngeve për të qenë të hidratuara.
- Kur lëvizni mbani gjithmonë me vete një shishe ujë.
- Përdorni një krem mbrojtës ndaj diellit, çdo ditë. Faktori mbrojtës duhet të jetë 20 e lartë.
- Bëni një dush shpesh, për t’u freskuar.
- Mbani këmbët lart për të shmangur fryrjen/ënjtjen e tyre.
- Minimizoni marrjen e kripës, që të shmangni mbajtjen e ujit në trup.
- Shtrihuni dhe flini rregullisht gjatë ditës.
- Kërkoni ndihnë në qoftë se ndiheni të lodhura kur gatuani, pastroni apo shëtisni.
- Kujdes në zgjedhjen e ushqimeve. Ato duhet të jenë të gatuara mirë dhe jo të lëna për një kohë të gjatë në diell.
- Rishikoni planet që keni. Në qoftë se nuk keni asnjë detyrë urgjente për të kryer, atëherë rrini në qetësi.

Ndaji këto këshilla edhe me mikeshat e tua, në pritje të ëmbël!/neps.al
Lini një koment