Dhe këtu nuk po flas si të lash pjatat vetëm me detergjent apo të heqësh ngjitjen e tenxhereve… Ohhh, ka një problem tjetër që më shqetëson sa herë duhet të gatuaj vezë… Si të heq erën e tyre nga enët??
Pavarësisht se i laj dhe shpëlaj disa herë deri sa më acarohet edhe lëkura e duarve, prapë është e pamundur, vezët janë akoma aty me erën e tyre…
Unë e zbulova “sekretin” që prej shumë kohësh më mundonte dhe vendosa ta ndaj me juve, t’ju shpëtoj edhe juve nga ky siklet i tmerrshëm…
Ja si duhet të veproni vetëm me 3 hapa të thjeshtë kur planifikoni të pastroni enët për të hequr qafe erën e vezës.
1. Së pari lani enët me detergjentin e enëve që përdorni në kuzhinë zakonisht.
2. Pasi t’i keni larë, hidhni një lugë çaji uthull mbi enët dhe lëreni për disa minuta.
3. Pastaj shpëlajini me ujë dhe era do të jetë zhdukur e gjitha, ndërsa enët tuaja do të duken si të reja.
Lini një koment