Sa të sigurta janë frutat dhe perimet me pesticide që konsumojmë përditë?
Konsumatorët nuk duhet të kenë frikë nga përdorimi i pesticideve në ushqimin që hanë. Sipas një raporti mbi programet e monitorimit të kryera nga vendet e BE-së në vitin 2001, shumica e produkteve që hamë (fruta dhe perime, drithëra dhe ushqime me origjinë shtazore dhe bimore) të cilat janë trajtuar me pesticide nuk mbajnë mbetje në nivele që janë të dëmshme. Në fakt, 96% e mostrave të testuara nga autoritetet kombëtare dhe Zyra e Ushqimit dhe Veterinarisë së BE-së ose nuk kishin fare mbetje të zbulueshme, ose përmbanin sasi aq sa të mos paraqesin ndonjë rrezik.
Legjislacioni i BE-së për pesticide, ose “produkte për mbrojtjen e bimëve” rregullon rreptësisht se cilat pesticide, insekticide, fungicide, etj. mund të përdoren dhe si. Në 1991, BE vendosi që të kontrollonte të gjitha produktet që përdoren në Shtetet Anëtare ose t’i autorizojë ato për përdorim në të gjithë BE, ose të kërkojë që ato të hiqen nga tregu, në varësi të rezultatit të secilit vlerësim.
Ekzistojnë gjithashtu ligje të BE-së që kufizojnë sasinë e një produkti për mbrojtjen e bimëve që mund të mbetet në fruta dhe perime, drithëra dhe ushqime me origjinë shtazore dhe bimore. Këto ligje vendosin të ashtuquajturat “kufijtë maksimalë të mbetjeve” të cilat përcaktohen nga vlerësimi i të dhënave mbi praktikën kritike bujqësore dhe të dhënat nga provat e përshkruara të mbetjeve. Ata janë në të vërtetë, shumë më të rrepta se kufijtë toksikologjikë të vendosur nga shkencëtarët. Për t’u siguruar që nivelet e sigurta ligjore respektohen, BE-ja kryen programe monitorimi dhe raportimi të rregullt, siç është ai i përmendur në paragrafin e parë.
Prandaj, për sa kohë që produktet që mbrojnë bimët nga sëmundjet përdoren me kujdes dhe në përputhje me ligjin, konsumatorët mund të vazhdojnë të gëzojnë furnizime të bollshme të ushqimit me lëndë ushqyese pa nivele të padëshiruara të kimikateve.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment