Sa herë duhet t’i ndërrojmë çarçafët? Ja e vërteta sipas specialistëve
Peshqirët dhe çarçafët mund të duken të bardhë e të pastër pas çdo përdorimi, por kjo nuk do të thotë se ato janë ashtu me të vërtetë.
E vërteta, sipas ekspertëve, është që këto ndërresa fshehin dhe strehojnë një larmi bakteresh të rrezikshme për lëkurën. Dermatologia Eva Jorgaqi e ftuar të shtunën në emisionin “Rudina” në Tv Klan tha se në një ditë depozitohen në çarçafë dhe jastëkë rreth 30-40 mijë qeliza të vdekura dhe se është mirë që një herë në javë duhet patjetër të lahen.
“Në aspektin mjekësor, duke ditur se në një ditë ne humbasim 30-40 mijë qeliza të vdekura, të cilat në mënyrë të padukshme depozitohen në çarçafë dhe jastëkë është mirë që një herë në javë duhet patjetër çarçafët të lahen”, tha Jorgaqi, teksa shtoi se larja e tyre nuk duhet të teprohet, pasi edhe detergjentët krijojnë alergji.
Mirilda Tili, një tjetër e ftuar e emisionit, e cila jeton në Japoni, tha se për shkak të merakut nëse është më i rrezikshëm detergjenti apo djersa, i ndërron ato një herë në javë.
“Në fakt unë një herë në javë kam qenë e mjaftuar me çarçafët edhe për shkak të cilësisë. Kam bërë këtë zgjedhje për shkak të merakut se kush është më me rrezik detergjenti apo djersa e fëmijës”, tregoi Tili.
Në pjesën e parë folëm për diçka që shumë gra nuk e dëgjojnë shpesh: gjatë shtatzënisë, ushqimi nuk ndikon vetëm trupin tënd. Ai krijon mjedisin biologjik ku po zhvillohet bebi. (Lexo këtu) Në pjesën e dytë pamë një shembull...
Në pjesën e parë folëm për diçka që shumë gra nuk e dëgjojnë shpesh: gjatë shtatzënisë nuk po ushqen vetëm veten. Po krijon mjedisin biologjik ku po ndërtohet trupi i fëmijës tënd. (Lexo këtu) Por nëse kjo është e...
Shtatzënia nuk është thjesht një periudhë e bukur me bark të rrumbullakosur dhe dëshira të papritura për ëmbëlsira. Sipas biokimistes Jessie Inchauspé, e njohur ndërkombëtarisht si “Glucose Goddess”, është momenti kur po vendos çelësa biologjikë që mund të...
Lini një koment