Prej mëngjesit të 26 nëntorit Shqipëria po kalon një situatë tejet të vështirë, pas tërmetit 6.4 ballë që deri më tani i ka marrë jetën 31 personave. Grupe të tëra shpëtimi u mobilizuan për të nxjerrë nga rrënojat, personat që furia e fuqishme e natyrës, nuk i la as të dilnin nga banesat e tyre.
E teksa shumë prej tyre, nxirreshin pas orëve të tëra operacioni me barrelë, mbuloheshin direkt me një batanije termike.
Këto batanije termike u shpikën për hërë të parë nga Nasa në vitin 1964. Ato quhen batanije termike emergjente ose ndryshe batanije sigurie. Mund ti ndeshni me ngjyrë të bardhë ose gold.
/product/95/760101/3.jpg?8213)
Këto batanije janë pjesë e kutisë për ndihmën e shpejtë, sidomos në raste emergjente siç ishte ajo e tërmetit që vendi ynë kaloi. Qëllimi i tyre kryesor është për të reflektuar përsëri nxehtësinë në trup kur përdoren si strehë. Ato janë veçanërisht të dobishme në mot të ftohtë.
Qëllimi tjetër po ashtu i rëndësishëm i këtyre batanijeve është të parandalojnë hipoterminë, pra temperaturën e ulët të trupit. Madhësia e tyre është e mjaftueshme për 1 person dhe pesha e lehtë i bën ato ideale për tu marrë me vete edhe në terrenet më të vëshira ( siç ishte rasti i gërmadhave).

Dizajni i tyre zvogëlon humbjen e nxehtësisë në trupin e një personi.
Këto batanije janë të papërshkueshme nga uji dhe kjo parandalon humbjen e nxehtësisë që shkaktohet nga avullimi i djersitjes./neps.al
Lini një koment