E dije që ananasi rritet në shkurre dhe jo...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Sugjerojmë:
Fillimisht vendosim pataten të ziejë për 25-30 minuta. Pasi patatja të ziejë e qërojmë dhe e kthejmë në pure.
Në tasin ku kemi vendosur purenë shtojmë djathin, mishin e grirë, salsiçen e qëruar dhe të thërrmuar, vezën, majdanozin e grirë hollë, bukën e grirë, kripë dhe piper të zi.
I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me dorë duke e punuar mirë brumin derisa të shkëputet lehtë nga ena.
E mbulojmë më pas tasin me letër celelefoni dhe e lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
Më pas formojmë qofte mesatare te rrumbullakëta si një top ping-pongu.
Ngrohim vajin në tigan dhe pasi qoftet t’i pudrosim me pak miell i vendosim në tigan për tu skuqur (kujdes gjatë skuqjes së qofteve temperaturën e ulim në nxehtësi mesatare).
Pasi të vendosim qoftet në tigan shtojmë qepët e njoma (pjesën e bardhë) të prerë në unaza të holla dhe vazhdojmë skuqjen së bashku me qoftet duke i lenë derisa të zverdhen pak.
Më pas i shuajmë me birrë dhe i trazojmë lehtë duke krijuar nga mielli i qofteve një masë salce.
E rregullojmë shijen e salcës me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me kapak të mbuluar në zjarr të ulët për 7-10 minuta.
Më pas i servirim qoftet e shuara me birrë duke i shtuar sipër majdanoz.
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas, rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë ngadalë derisa të bëhet një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment