Qofte të shpejta me kunguj të njomë dhe djathë çedar

Qofte të shpejta me kunguj të njomë dhe djathë çedar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 kunguj të njomë grirë imët
  • 1 vezë e madhe
  • ½ filxhan me djathë çedar të grirë
  • ½ filxhan me galetë
  • Kripë, piper për shije
  • ½ lugë çaji me qepë pluhur
  • Salcë ketchup për servirje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Brenda duhet të jetë tava me një letër kuzhine shtruar.

2

Pasi i keni grirë imët kungujt, i shtrydhni mirë me dorë për t’i larguar ujin.

3

I bashkoni në një tas së bashku me vezën, djathin, galetën, qepën, pak kripë dhe piper.

4

Formoni disa qofte të vogla përsëgjati dhe i radhisni tek tava.

5

Bëni diku tek 16 copë.

6

I fusni në furrë të piqen për 25-30 minuta.

7

Shijojini të ngrohta me ketchup!

Lini një koment