Pure për bebe 8 muajsh me qiqra, shparguj dhe patate të ëmbël

Ingredientët

  • Patate e ëmbël
  • Qiqra
  • Shparguj
  • Qumësht gjiri/formule

Udhëzimet

1

Lani dhe pritini në copëza të vogla pataten e ëmbël e ziejeni në ujë deri sa te zbutet ose piqeni në furrë me 200°.

2

Pritini te koka shpargujt edhe ziejini në avull për 15 minuta.

3

Qiqrat nëse i përdorni nga ato me kanaçe të gatshme shpëlajini mirë, në të kundërt të jenë zier vetë nga ju.

4

Në fund i bashkoni të tre ingredientët duke shtuar pak qumësht gjiri/formule dhe pak vaj ulliri/gjalpë për t'i dhënë një shije më të ëmbël dhe të pranueshme nga fëmija.

Lini një koment