Tasat plastikë ku ne mbajmë ushqimin për ta marrë me vete në punë apo në shkollë, nuk janë një ide edhe aq e mirë.
Kjo pasi plastika e tasave mund të lëshojë kimikate të dëmshme në ushqimin tuaj, sidomos nëse i ngrohni ato me gjithë tas në mikrovalë.
Këto kimikate quhen BPA dhe ju mund t’i merrni ato përmes kutive plastike, por edhe nëpërmjet shisheve plastike.

Ngrohja e tasave plastike në mikrovale nënkupton se po merrni shumë BPA e cila mund të lidhet me efekte serioze shëndetësore, të tilla si:
- Kanceri
- Ifertiliteti
- Diabeti
- Mbipesha/neps.al
Lini një koment