Ju duhen vetëm dy përbërës, për të pasur një lëkurë më të tendosur dhe me shkëlqim.
Merr pak minuta kohë dhe thjesht disa qindarka nga xhepat tanë.
Përbërësit e maskës janë këto:
- 1/2 lugë çaji lëng limoni
- 1 e bardhë veze
Udhëzime mbi përgatitjen:
- Rrihni të bardhën e vezës në një tas derisa të bëni një lloj shkume të qendrueshme.
- Shtoni lëngun e limonit dhe i përzieni.
- Pastroni fytyrën, qafën dhe lani duart para se të aplikoni maskën.
- Aplikojeni me gishta në fytyrë dhe qafë duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
- Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
- Përfundojeni trajtimin me një krem hidratues.
Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në javë dhe do të keni një lëkurë të përsosur në vetëm pak kohë.
Lini një koment